Para

Raporti / Tregu shqiptar jofitimprurës për bankat e huaja. Kreditë e këqija mbeten më të larta se në rajon

Nga Gazeta 'SI' - Të gjithë grupet ndërkombëtare të bankave që operojnë në Shqipëri, kanë raportuar një fitim në rënie dhe më të ulët se në vendet e tjera, raporton një anketë e kryer nga Vienna Initiative, strukturë brenda Bankës Europiane.

Gjashtëmujorin e shkuar, bankat mëma të filialeve në Shqipëri ishin tepër optimiste, por ky skenar nuk u materializua gjashtë muaj më vonë.

Një e treta e bankave mëma të pranishme në Shqipëri janë duke marrë në konsideratë tërheqjen e disa aseteve në bankat e tyre në Europën juglindore, lindore dhe qendrore, por të gjithë synojnë të ruajnë ose rrisin në mënyrë selektive nivelin e tyre të operimit nëpërmjet filialeve, thekson raporti.

Potenciali i tregut dhe pozicionimi i Shqipërisë në treg është përmirësuar. Bankat e huaja e konsiderojnë tregun shqiptar të ketë potencial mesatar deri në të lartë, dhe tre të katërtat vazhdojnë të raportojnë pozicionimin e tyre në treg si të kënaqshme ose optimale.

Kërkesa për kredi në Shqipëri ka ngecur, në linjë me kërkesën rajonale. Kreditë afatgjatë shënuan rënie. Standardet e kreditimit u shtrënguan më tej dhe pritet të vazhdojë e njëjta tendencë, të paktën për biznesin.

Norma e kredive joperformuese (të këqija) pritet të përmirësohen, por në Shqipëri shfaqet më e lartë se në vendet e rajonit, pas Malit të Zi (5.8%). Deri në fund të 2023-shit, kreditë e këqija në Shqipëri zinin 4.7% të totalit. Në shtetet e tjera fqinje, ky tregues ishte goxha më i ulët. Në Bosnje-Hercegovinë ky raport ishte në nivelin 3.8%, në Serbia 3.2%, në Maqedoninë e Veriut 2.7%, 3.1% dhe në Kosovë dhe 2.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë