“Indeksi i Gatishmërisë së Inteligjencës Artificiale, 2021”, GAR, që llogarit gatishmërinë dhe përgatitjen së qeverive për të përdorur inteligjencën artificiale në shërbimet publike, e rendit Shqipërinë në vend të 83-të, mes 160 vendeve të botës. Renditja nis nga numri që vlerëson përgatitjen më të mirë dhe vendi jonë është pikëzuar me 42.90 pikë.
“Është pothuajse e pamundur zhvillimi i infrastrukturës së inteligjencës artificiale nëse qeveria nuk është e mirë dhe klima politike e paqëndrueshme.”
Shqipëria është një vend për t’i kushtuar rëndësi, sipas raportit, ndonëse mundësia dhe aftësia për tu zhvilluar është i madh.

GAR thekson se vendi ynë është ndër pak vende që nuk ka një strategji për këtë sektor.
Analiza bëhet sipas tre elementëve kryesorë, që janë qeveria, sektori i teknologjisë si dhe infrastruktura e të dhënave.
Pikët më të larta Shqipërisë i jepen në infrastrukturën e të dhënave me 58.6 pikë. Ndjekur nga qeveria dhe si ajo e menaxhon këtë fushë me 41.4 pikë dhe në fund sektori teknologjik me 28.5 pikë.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e parafundit. Në vend të parë është pozicionuar Serbia, në vend të 52-të. Më pas Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në vend të 75-të dhe 81-të përkatësisht. Shqipëria në këtë renditje ka lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën, e cila renditet në vend të 96-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




