Nga Gazeta ‘Si’- “Shqipëria po përparon mirë në rrugën e saj drejt BE-së”.
Kështu vlerëson progres-raporti për Shqipërinë, i hartuar nga raporteri Andreas Schieder që u prezantua në Komisionin e Jashtëm Të Parlamentit Europian.
Eurodeputetët kanë vlerësuar sidomos reformat në drejtësi dhe punën e SPAK në ndëshkimin e korrupsionit politik ndërsa theksuan se Shqipëria është në pararojë në rrugën drejt integrimit krahasuar me shtetet e tjera të rajonit.
Albania is advancing well on its path towards the EU, shows this year’s report on the country’s preparedness for EU membership.
— S&D Group (@TheProgressives) March 18, 2025
However, several challenges still need to be addressed to achieve the ambitious, yet realistic, goal to be ready for the EU by 2030.@SCHIEDER pic.twitter.com/XCo7DKqpzQ
Në fjalën e tij, raporteri Schieder vlerësoi ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 si dhe përparimin e shpejtë të bërë në vitet e fundit sipas tij, veçanërisht hapjen e dy grupeve të kapitujve negociues në vitin 2024.
Megjithatë, një pjesë e eurodeputetëve vunë në dukje se Shqipëria ende përballet me një sërë sfidash, si tejkalimi i polarizimit të brendshëm politik, liria e medias apo mbrojtja e mjedisit, ndërkohë që kërkuan forcimin e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.
Ata këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit konsiderohen si gur prove në arritjen e standardeve të kërkuara nga Brukseli.
Ata paralajmëruan politikanët që shprehen kundër cënimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK. Bënë thirrje për emërimin e prokurorëve shtesë në Prokurorinë Speciale si dhe ngritjen e një njësie të hetimit financiar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.