Treg

Raporti/ Pasanikët dhe paratë e pista në Shqipëri cenojnë strehimin e qytetarëve

Nga Gazeta 'SI' - Një raport i fundit i komisionit ekonomik nga Kombet e Bashkuara tregon panoramën e zymtë të tregut imobiliar në Shqipëri dhe problemet me strehimin.

Teksa analizon përballueshmërinë e strehimit në Shqipëri, raporti thekson se vendi ka shumë shtëpi të pabanuara për shkak të emigrimit, por dhe për shkak të pasanikëve.

Familjet më të pasura kanë investuar në prona pasi e shohin si një “parajsë të sigurt”, që më pas i lënë ato të pabanuara. Kjo rrit kërkesën dhe çmimet. Pastrimi i parave është një tjetër faktor që kontribuon në rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë, ashtu si edhe në bregdet. Kombinuar kjo me të ardhurat e ulëta të familjeve, blerja e një shtëpie në një zonë të favorshme është e papërballueshme për shumicën. Tirana është një ndër 7 qytetet europiane me nivelin më të lartë të papërballueshmërisë së strehimit”, shkruan UNECE për vendin tonë.

Çmimet e banesave janë rritur më shpejt se pagat dhe se normat e interesit.

Raporti thotë se shqiptarët jetojnë masivisht në shtëpitë e tyre të trashëguara, apo të ndërtuara vetë, ndërsa tregu i qirave dhe i kredive sapo ka nisur të zhvillohet.

Për shkak të kostove të larta, 58% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte të mbipopullimit thotë raporti, e dyta në Europë pas Malit të Zi. Po ashtu, për shkak se shumë nga banesat në zonat rurale janë ndërtuar nga vetë familjet, infrastruktura e tyre nuk është shumë e sigurt.

Më tej, disponueshmëria e tepërt e investimeve për strehim mund të rrisë çmimet, duke çuar në huamarrje të mëtejshme, mospërballueshmëria e banesave, flluskat e kreditit dhe strehimit buste Kështu nis një cikël negativ reagimesh midis strehimit dhe financave, duke minuar mundësinë për të pasur një strehë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë