Në raportin vjetor të lexuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, nënvizoi situatën e vështirë ku ndodhen prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vakancave në sistem.
Çela tha se vitin e kaluar pati vakanca në sistem deri në 42% të prokurorëve për shkak të vettingut.
“ ...Përgjatë vitit 2022, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 187 dhe në korrik me emërimin e 22 magjistratëve të rinj në fund të vitit ishte 202, tregues që evidenton se 134 deri 119 prokurorë i kanë munguar prokurorive me juridiksion të përgjithshëm ose me ulje në total deri në 8.7% të numrit të prokurorëve krahasuar me vitin 2021. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: -162 deri në 177 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 125 deri në 110 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave ose me ulje deri në 13,6 % krahasuar me vitin 2021; -16 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit ose 10 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave, dhe -9 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 8 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave, ose me diferenca në të njëjtat shifra në këto dy nivele krahasuar me vitin 2021. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2019 shifra në ulje të numrin faktik në total është deri rreth 42 % e prokurorëve...”, tha ndër të tjera Çela
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.