Nga Gazeta ‘Si’-Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të “World Justice Project” që renditi Shqipërinë të parë në Europë për korrupsionin.
“Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane. Renditja e Shqipërisë poshtë Vietnamit komunist, tregon qartë se sundimi autoritar i Edi Ramës është shkaku themelor dhe i vetëm i dështimit të reformës, duke e vendosur të gjithë sistemin nën kontrollin e tij politik”, theksoi drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme, Ilda Zhulali.
Ajo shtoi se Shqipëria renditet në vendin e 106 për kufizimin e pushtetit të qeverisë, ndërsa Vietnami renditet me 8 pikë më mirë se ne, në vendin e 95! Nga ana tjetër-shtoi- Kosova renditet e 59, në rang botëror.
Mandej bëri një krahasim edhe mes Shqipërisë e Kolumbisë.
“Kolumbia ka më pak korrupsion se Shqipëria. Shqipëria renditet e 107 për nivelin e korrupsionit, ndërsa Kolumbia renditet më mirë, në vendin e 100. Kosova renditet në vendin e 65!!!”
Zhulali tha se Shqipëria renditet në vendin e 92-të për lirinë e shprehjes, ndërsa Kosova renditet e 60-ta në botë!
“E drejta për të protestuar dhe aktivizmi politik e gjen Shqipërinë të renditur në vendin e 102, Serbinë në vendin e 93, ndërsa Kosovën në vendin e 60, nga 142 vende të botës!
Shqipëria renditet në vendin e 114 për nivelin e zbatimit të Ligjit, ndërsa Bjellorusia renditet më mirë se ne, në vendin e 108! Kosova renditet e 82-ta në rang botëror!
Shqipëria renditet në vendin e 128 në botë për proceset e rregullta administrative! Kosova në vendin e 95!
Shqipëria renditet në vendin e 101 për respektimin e të drejtave civile, ndërsa Vietnami komunist në vendin e 96! Kosova renditet e 89-ta në rang botëror. Shqipëria renditet në vendin e 110 për mosndërhyrjen e qeverisë në vendimet gjyqësore civile! Ndërsa Bangladeshi në vendin e 97! Kosova renditet në vendin e 66!
Shqipëria renditet në vendin e 92 për nivelin e drejtësisë penale, ndërsa Bjellorusia në vendin e 88! Kosova renditet e 62-ta në rang botëror. Shqipëria renditet në vendin e 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale! Vietnami komunist përsëri renditet më mirë, në vendin e 98, ndërsa Kosova në vendin e 65!”, deklaroi ajo.
Sipas saj, World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re dhe reformimit të shtrembër të këtij sistemi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




