Futboll

Raporti i UEFA-s, 19% e sponsorëve në fanellat e skuadrave janë kompani bastesh

“Kompanitë e basteve dhe lojërave të fatit përfaqësojnë 19% të sponsorëve në fanellat e skuadrave kryesore të futbollit në Europë”. Kjo është përllogaritja që del në raportin e UEFA-s ‘The European Club Footballing Landscape’, ku evidentohet një rritje 2% në 2021-shin në krahasim me vitin paraardhës.

Edhe pse shumë vende europiane, mes tyre edhe Italia, kanë vendosur ligje që e ndalojnë publicitetin e kompanive të basteve, ky fenomen nuk është zbutur aspak.

Nga nje ndeshje e Uest Hemit, nje ekip me sponsor bastesh ne fanelle. Gazeta Si, 4 shkurt 2022

“Nga 183 klube që kanë zbuluar një “main sponsor të ri në fanellë në fillim të sezonit, – shkruhet mes të tjerash në raport, – një e katërta e tyre ka arritur marrëveshje me kompani bastesh”.

Bëhet fjalë për sektorin që investon më shumë në futboll, më shumë se kompanitë e shërbimeve financiare (14%), kompanitë e ndërtimit (9%), të shërbimeve profesionale apo industriale (8%), turizmit dhe kompanive ajrore dhe automobilistike (7%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë