Raporti më i fundit i Agjencisë së Vlerësimit Standard and Poor’s e konsideron ekonominë shqiptare të qëndrueshme.
Standard and Poor’s ka konfirmuar vlerësimin B+ dhe një vijueshmëri pozitive të ekonomisë shqiptare. S&P ka konfirmuar gjithhastu rrijen ekonomike të Shqipërisë për 2018-ën prej 4,2 % dhe për vitet në vazhdim një mesatare prej 4%.
Sipas raportit të S&P, performanca e Shqipërisë në aspektin fiskal ka qenë më e mirë se në vendet fqinje të kategorisë së njëjtë në kufirin e mesëm të poshtëm.
S&P gjykon se Shqipëria do të vazhdojë edhe në të ardhmen të tërheqë investime të huaja direkte të qëndrueshme.
Raportin e S&P e ka bërë publik edhe ish Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili ka shkruar në llogarinë e tij publike në Facebook se “Raporti i Standard and Poor’s, pas FMN-së, një tjetër notë pozitive për ekonominë shqiptare!”

“Rritja ekonomike konfirmohet në 4.2% për vitin 2018;Vlerësohet vazhdimi i konsolidimit fiskal, ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe deficitit; Përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve të huaja, që do të mbeten solide edhe përgjatë viteve në vijim.”- citon Ahmetaj duke vijuar më tej se “Agjensia globale e vlerësimit të riskut të kreditit S&P ka publikuar raportin e saj më të fundit për Shqipërinë në të cilin konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qendrueshme për periudhën në vijim. S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndetshme dhe angazhimit të qeverisë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë trajektoren ulëse, drejt nivelit 60% në 2022.
Sipas raportit të S&P rritja ekonomike në periudhën në vijim do të mbështetet tek rritja e konsumit dhe punësimit.
Dhe rritja në afatmesëm dhe afatgjatë do të reflektojë; zgjerimin e ekonomisë shqiptare me mesatarisht 4% përgjatë viteve në vijim, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet, kryesisht ato të shërbimeve, uljen e mëtejshme të deficitit fiskal, uljen graduale të deficitit të llogarisë korrente, i cili do të mbulohet kryesisht nga flukset e investimeve të huaja direkte, rritjen e qendrueshme të të ardhurave, mbështetur nga performanca e fortë ekonomike dhe miradministrimi.
“Vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjere, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit.”- citon raporti.
Kurse në fillim të janarit parashikimi i Bankës Boëtrore për ekonominë shqiptare gjatë 2019-ës qe 3,6%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.