Politike

Raporti i OSBE për zgjedhjet, Celibashi: Reformën zgjedhore ta adresojmë brenda 1 viti

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE për zgjedhjet e mbajtura në 11 maj në vendin tonë.

Kreu i KQZ deklaron se tani të gjithë aktorët e lidhur me procesin zgjedhor, do duhet që të punojnë mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final.

Ai shton se partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti.

“Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it”, tha Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë