Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar shtimin "zonave të sakrificës" të cilat krijohen nga ndotja në të gjithë botën, ku dhjetëra miliona njerëz vuajnë nga sëmundjet e zemrës, kancerit dhe problemet e frymëmarrjes si rezultat i ndotjes toksike të mjedisit.
“Ka zona sakrificash në të gjithë botën, në çdo rajon: në veri, në jug, në lindje, në perëndim, në vendet e pasura, në vendet e varfra,” tha David Boyd.
Raportuesi special për të drejtat e njeriut dhe mjedisin, përmendi çështjet e shëndetit fizik por dhe ato mendor që janë të lidhura me jetesën.
“Kjo është shkelje e të drejtave të njerëzve. Të drejtat e tyre për jetën, të drejtat e tyre për shëndetin dhe e drejta e tyre për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Ju nuk mund ta pajtoni këtë të drejtë themelore për një mjedis të shëndetshëm, me këto kushte absolutisht të tmerrshme mjedisore”, shtoi ai.
Në një raport që do t'i paraqitet këshillit të të drejtave të njeriut të OKB-së të enjten, Boyd thotë se ndotja kontribuoi në dy herë më shumë vdekje të parakohshme sesa Covid-19 në 18 muajt e parë të pandemisë së koronavirusit.
Duke dhënë numrin e vdekjeve nga ndotja në atë periudhë është 9 milionë, raporti shton:
“Një në gjashtë vdekje në botë përfshin sëmundje të shkaktuara nga ndotja, tre herë më shumë se vdekjet nga SIDA, malarja dhe tuberkulozi së bashku dhe 15 herë më shumë se nga të gjitha luftërat, vrasjet dhe format e tjera të dhunës. Toksifikimi i planetit Tokë po intensifikohet," paralajmëron raporti.
Eksperti shton se edhe pse disa kimikate të dëmshme janë të ndaluara ose të braktisura, prodhimi i përgjithshëm i kimikateve u dyfishua midis vitit 2000 dhe 2017 dhe do të dyfishohet përsëri deri në vitin 2030.
Dhe ndërsa të gjithë u prekën në një farë mase, disa komunitete po goditeshin shumë më tepër se të tjerët. “Nëse shikoni këto vende që kam theksuar në raport, ndotja në planetin tonë sot është e përhapur dhe pa i kuptuar na prek të gjithë”, tha Boyd.
Në raport shpjegohet se bizneset ishin fajtori kryesor, me shumë të lumtur të anashkalonin kostot sociale dhe mjedisore në favor të rezultatit të tyre përfundimtar, tha Boyd, duke shtuar se paratë ishin "pengesa kryesore për adresimin e krizës klimatike, për trajtimin e humbjes së biodiversitetit dhe për trajtimin e ndotjes së përhapur".
Ai u bëri thirrje qeverive që të vendosin rregullore të forta ndaj kompanive që shkaktojnë ndotje, e të ndalojnë shpenzimin rreth 1.8 trilion dollarë në vit për subvencione për industritë që dëmtojnë mjedisin.
“Kompanitë e naftës dhe gazit nuk do të ndalojnë vullnetarisht prodhimin e naftës dhe gazit. Kompanitë e mëdha të qymyrit nuk do të kalojnë vullnetarisht nga të qenit kompani të mëdha qymyri në kompani të mëdha diellore dhe të erës, qeveritë duhet ta bëjnë këtë, kjo është puna e tyre, janë qeveritë që kanë detyrimet për të respektuar, mbrojtur dhe përmbushur të drejtat tona njerëzore,” tha Boyd.
Raporti i OKB vjen gjashtë muaj pasi këshilli i të drejtave të njeriut, pranoi për herë të parë se të gjithë kishin të drejtën për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.