Nga Gazeta ‘Si’- Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar në Parlamentin Europian mbi raportin për Shqipërinë.
Tabaku theksoi se pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë mbetet sipas saj qeverisja aktuale.
“Ashtu siç e thekson edhe raporti i Parlamentit Europian, Shqipëria përbën një sfidë të jashtëzakonshme për demokracinë, për institucionet, për zgjedhjet e lira dhe për shtetin e së drejtës”, u shpreh Tabaku.
Tabaku vuri në dukje problematikat që përmenden në raport, sipas saj, si presioni mbi administratën publike, blerja dhe intimidimi i votës, përdorimi i burimeve shtetërore në funksion të fushatave elektorale.
“Europa na sheh ndryshe,” – tha Tabaku, – “por fatkeqësisht, qeverisja vijon ende të na shohë me lupën e 35 viteve më parë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



