Politike

Raporti i ILDKPI në Kuvend: Në 2023 pati 16 kallëzime dhe u vendosën 113 gjoba, 23 raste u raportuan në SPAK

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) gjatë vitit 2023 thotë se p[as verifikimit dhe kontrollit të pasurisë janë kallëzuar 16 raste pranë organeve ligjzbatuese dhe janë aplikuar 113 masa administrative me gjobë.

Inspektorja e Përgjithshme e ILDKPKI, Evgjeni Bashari raportoi të mërkurën në Komisionin për Çështjet Ligjore punën e institucionit që ajo drejton për vitin 2023. Sipas Basharit, në vitin 2023 ILDKPKI ka bashkëpunuar me SPAK, por edhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të vettingut në Policinë e Shtetit.

Për pasojë, në vijim të mbështetjes së strukturave të SPAK mbi hetimet e nisura për zyrtarë, të cilët janë subjekte të deklarimit të interesave private, ajo njoftoi se ILDKPKI ka vendosur në dispozicion, për 23 raste, të gjithë informacionin e nevojshëm të administruar pranë Inspektoratit të Lartë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë