Nga Gazeta ‘Si’- Departamenti i Shtetit ka publikuar sot raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet.
DASH deklaron se nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri rezultojnë se përmbushin kërkesat minimale, ndërsa 69 nuk arritën të plotësonin kriteret.
Shqipëria së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre, thuhet në raportin e DASH.
Sakaq, vendet që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe Brazili, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Turqia, Portugalia, Rumania, Afrika e Jugut, India etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




