Politike

Raporti i DASH, Noka: Bashkë kundër Ramës, pavarësisht bindjeve

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, doli nga selia blu për përmbajtjen e raportit vjetor të DASH për të drejtat e njeriut që adresonte kritika ndaj Shqipërisë.     

“Qeveria e Edi Ramës përbën një rrezik real për të drejtat e qytetarëve shqiptarë përmes  korrupsionit masiv, presionit politik mbi drejtësinë dhe presionit ekonomik mbi median dhe blerjes së votës.

Ky është rezultati pas skanerit që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë situatës së të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit elektoral 2021.

Raporti i DASH vërteton më së miri të gjitha shqetësimet, denoncimet dhe akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës.

A ishin shqiptarët të lirë te zgjidhnin qeverinë që donin?

Departamenti i Shtetit thote Jo!

Vullneti i shqiptarëve është deformuar nga një qeveri që bleu votat, që përdori buxhetin e shtetit dhe sistemin kriminal të patronazhimit, duke ekspozuar mbi 900 mijë qytetarë përballë presionit politik të partise në pushtet.

A është sistemi i drejtësisë i pavarur?

Raporti Departamentit Amerikan te shtetit  thotë Jo!”, tha Noka

Më tej, ai shtoi: “Një qeveri e korruptuar në të gjitha degët e saj, siç pohon Departamenti i Shtetit, një kryeministër i korruptuar dhe presioni politik ndaj drejtësisë është një këmbanë alarmi për shqiptarët!

Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë, pavarësisht bindjeve politike, për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie që të drejtat e shqiptarëve i shet dhe i blen për karrigen personale të Edi Ramës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë