Politike

Raporti i DASH, Alibeaj: U faktuan qëndrimet tona, PD mbetet në krah të SHBA

Duke bere nje skanim të raportit të fundit të DASH për të drejtat e njeriut, kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj shkruan se në çdo detaj të raportit faktohen qëndrimet e PD dhe opozitës. Ndër radhë jo pa qëllim ai nënvizon se PD do të mbetet në krah të SHBA.

“...Në çdo detaj të raportit faktohet dhe mbështeten qëndrimet e PD dhe opozitës që këto fakte i kanë bërë publike ditë për ditë. Ky qëndrim në raport dëshmon dhe njëherë se SHBA janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit, reformë reale e të pavarur në drejtësi, dhe mbi të gjitha zgjedhje të lira e të drejta, gjë që nuk ka ndodhur me 25 prill dhe në asnjë proces zgjedhor të 8 viteve të fundit.

Shqiptarët meritojnë një qeverisje të drejtë e të pakorruptuar. Këtë nuk e ofron dot regjimi i Ramës, i kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar, në korrupsion, lidhje me krimin e manipulim të zgjedhjeve.

PD është dhe do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për t’i dhënë fund korrupsionit, mjerimit ekonomik që ka larguar mijëra qytetarë në emigracion dhe garancia e vetme për reforma reale e të drejta në të gjitha fushat për të ndërtuar një demokraci, si ajo euroatlantike në SHBA e BE...”, shkruan Alibeaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë