Mjedis

Raporti i BE: 76.5% e plazheve në Shqipëri me kualitet të lartë

Bashkimi Europian ka publikuar sot raportin për cilësinë e ujërave detare, ku vlerësohet se rreth 76.5% e ujërave në vendin tonë kanë një kualitet të lartë. Sipas raportit  95.8% e ujërave kanë kualitet të mirë dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.

Në raport përcaktohet se plazhet me cilësitë dobët të ujit janë

-një liqen në zonën e Skraparit pranë fshatit Faqekuq.

-një pjesë në liqenin e Pogradecit,

-dy zona në Durrës.

-një zonë në plazhin e Vlorës.

Sipas të dhënave në vendin tonë janë monitoruar 119 plazhe, ndërsa ujërat u analizuan  gjithashtu edhe për parametrat mikrobiologjikë për bakteret Escherichia coli dhe Enterokokët.

Raporti shpjegon se numri i plazheve të ndotura në vendin tonë ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015, e kjo kryesisht pas ndërtimit te impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë