Nga Gazeta ‘SI’ – Emigracioni është rreziku kryesor i Shqipërisë në një listë me pesë të tilla, të vlerësuara nga Forumi Botëror Ekonomik, WEF.
Në një raport për rreziqet globale, Forumi liston 5 sfidat më të rëndësishme sipas shteteve.
Për Shqipërinë, në vend të dytë qëndron mungesa e fuqisë punëtore apo talenteve, ndjekur nga aktivitetet kriminale apo të paligjshme në vendin e tretë. Vendi i katërt është rezervuar për mungesën e shërbimeve publike dhe mbrojtjen sociale dhe vendi i pestë për pabarazinë në të ardhura.
Raporti gjeti se për njerëzit, konfliktet e armatosura midis shteteve vlerësohen si risku më i madh që mund të çojnë në kriza globale. Lista vazhdon me ndryshimet ekstreme të motit, përballjet gjeoekonomike, keqinformimi, ndasitë sociale etj. Rënia ekonomike mbetet një shqetësim, por sipas raportit është më prezent tek të rinjtë se sa tek mosha e mesme apo të vjetrit. Për të rinjtë ndryshimet klimatike shihen si rrezik më i madh se sa luftërat.
Në konkluzion, Forumi thekson se po jetojmë në një periudhë përçarje, që nuk kishte ndodhur që prej Luftës së Ftohtë. Njerëzit shprehin rënie të optimizmit, ndërkohë që rritet rreziku politik dhe ushtarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.