Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me grupin parlamentar socialist në Kryesinë e Kuvendit, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit kanë një rëndësi më të madhe për vendin sesa të mëparshmet.
“Situata dhe vetë rëndësia, edhe vetë konteksti i këtyre zgjedhjeve, është i pazakontë. Të gjithë ne që jemi këtu dhe gjithë familja politike të vetëdijesohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve në një kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik”, tha Rama.
“Në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme siç është në këto zgjedhje. Rezultati i 11 majit ka një peshë të madhe për të ardhmen e vendit, shumë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme”, shtoi kryeministri Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




