Kryeministri Edi Rama i ftuar nё emisionin “Opinion” nё TV Klan ka zbuluar disa nga shkurtimet nё buxhetin e shetit pёr tё siguruar fondet pёr planin e masave pёr pёrballimin e situatёs nga kriza qё do tё shkaktojё mbyllja e aktivitetit tё biznesve, apo tё sigurimit pagesave tё pagave tё punonjёsve qё iu duhet vetizolohet. Njё pjesё e fondeve ёshtё marrё nga koncesionet e parashikuara dhe nё total vlera e tyre shkon nё 17 milionё USD. “Kemi prekur dy koncesionet pёr rrugёt Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat. Shumёn e tyre tё parashikuara pёr kёto projekte qё nuk kanё nisur, i kemi kalaur te paketa. Kemi pezulluar Check-Up se nuk mund i themi njerёzve shkoni tani e kontrollohuni nё kёtё situatё. E kemi pezulluar pёr 6 muaj dhe pagesa do tё shkojё te plani, kjo shifёr ёshtё 5 milionё usd. Kemi pasur njё koncension pёr shёrbimin e laboratorve dhe tё analizuar, nuk e kemi nisur akoma. Janё parashikuar 8 milionё USD, por ne kemi marrё nga aty kemi spostuar 4 milionё. Nga koncensioni i pёrpunimit tё mbetjeve nga 20 milionё USD tё parashikuara kemi hequr 4 milonё USD”, theksoi kryeministri.
Ndёrsa theksoi se nuk mund tё ndёrpresin koncesionin pёr mirёmbajtjen e rrugёs sё Kombit, Durrёs-Morinё, si dhe punimet e rrugёs sё Arbrit. Ndёrsa kёto masa shihen si pjesё tё planit A tё masave, porse Rama la pa sqaruar planin B se çfarё parashikon, por se la tё kuptojё se mund tё ndёrhyjё sёrish te koncensionet.
Por plani C, qё duket se ёshtё mё i vёshtirё, pёr Ramёn duket se ёshtё shpresa te miku i tij Rexhep Erdogan, pra garancia qё i ka dhёnё Turqia. Kryeministri tha se prej dy javës lista me kërkesat e Shqipërisë ndodhet në tryezën e Erdogan, duke thënë se ndihma është e garantuar.
“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm dhe kjo nuk ёshtё sekret. Ne kemi prej kohësh, prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota, për të mbuluar ato që ju thatë. Atë pjesën kritike atë gjënë që duhet me e pas të garantuar, dhe ne e kemi të garantuar me Turqinë. Ne njё kemi listё me kёrkesa nё rast se do tё pёrmbyset bota, nё rast se nuk kemi kujt t’i drejtohemi. Bota i drejtohet Kinёs, atё pjesёn kritike qё duhet me e pas tё garantuar pёr njё plan C e kemi tё garantuar ”,-tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




