Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Kreu i qeverisë është pritur me ceremoni zyrtare ushtarake nga presidenti francez.
Pas pritjes, Rama dhe Macron pritet të mbajnë një konferencë për shtyp. Gjthashtu do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë më pas një takim ‘kokë më kokë’ mes tyre.
Gjatë vizitës në Paris, kreu i qeverisë do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.