Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Erion Veliaj nuk është i pandehur, ndërsa bashkëbisedoi online me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”.
Rama u ndal tek arrestimi nga SPAK i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për të cilin dje u verifikua masa e arrestit.
Rama foli për hetimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Kryetari i bashkisë së Tiranës, të cilit dje iu dha masa arrest me burg, nuk është i pandehur. Pra vetë prokurori nuk mendon që është gati të kërkojë hapjen e gjyqit, sepse nuk i ka provat e mjaftueshme, por ka sipas tij dyshime të mjaftueshme bazuar mbi një sërë provash të pamjaftueshëm. Sipas tij, jo sipas meje. Statusi i Erion Velisë sot tregon pikërisht këtë”, u shpreh Rama.
Rama citoi edhe ish-kryeministrin britanik, Uinston Churchill “Studioni historinë, tek historia gjenden sekretet e shtetbërjes’.
Rama u shpreh se ky ishte mendimi i parë që i erdhi që sa ka hapur sytë.
“Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi në këtë diskutim prej 2 apo 3 ditësh, ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria është e vetëdijshme që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra për të ngritur akuzë për të thënë ky person ka bërë 1,2,3 për këtë person kërkoj dënim. Ndërsa i pandehuri është pikërisht dikush për të cilin prokurori shkon para gjykatësit dhe i thotë, dua burg për këtë person kam këto prova, fillon gjyqi”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




