Politike

Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në sukses për vëllazërinë mes shteteve tona!

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Sipas Ramës, ky ishte një mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës, duke i uruar Kurtit sukses dhe mbarësi.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”, shkruan kreu i qeverisë në “X”.

Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë bindshëm zgjedhjet me afro 50% të votave. VV la pas vetes PDK-në dhe LDK-në. Tanimë, shifrat e tregojnë qartë se Kurti mund të formojë qeverinë e ardhshme pa mbështetjen e partive opozitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë