Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar drejtuesin e sapo zgjedhur të SPAK, Klodian Braho, duke i uruar “punë të mbarë” në drejtimin e institucionit.
Rama nuk harroi të vlerësonte punën e deri tanishme të Altin Dumanit, për të cilin shkruan se meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, shkruan Edi Rama në plaformën sociale “X”.
KLP zgjodhi me shumicë votash Klodian Brahon si drejtues të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në garë, së bashku me të, për drejtimin e SPAK ishin edhe prokurorët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu e Elvin Gokaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




