Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “X”, përgënjeshtroi lajmin e qarkulluar nëpër media se do të takojë Erion Veliajn në paraburgim.
Rama shkruan se beteja ligjore e Veliajt është e tij dhe jo e Partisë Socialiste.
Rama rishprehet se nga institucionet duhet të ketë drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standardet demokratike, ku thekson se nuk i shkon “mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme”.
“Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje. O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës! Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste”, lexohet në postimin e kryeministrit.
Dje morëm letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane.
— Edi Rama (@ediramaal) February 13, 2025
Sa…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.