Biznes

Rama ultimatum bizneseve: Keni kohë deri më 31 korrik për të çliruar hapësirat publike!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bizneset kanë dhe 6 ditë kohë të çlirojnë hapësirat e zaptuara publike ose do të përballen me ligjin.

Rama i drejtohet bizneseve që operojnë buzë akseve rrugore duke thënë se asnjë shtesë, gardh etj nuk mund të jetë më afër se 20m nga aksi i rrugës.

Kreu i qeverisë thotë se këto biznese do të orienntohen me anë të një projekti të ARRSH-së.

“Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH”, paralajmëron Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë