Politike

‘Rama u kërcënua nga Veliaj’, Berisha: Kryeministri i firmosi lejen e azilit

Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim për mediat, u shpreh se kryeministri Rama me deklaratën e tij për gazetarët se “Erion Veliajn po e linçojnë” i firmosi këtij të fundit azilin politik.

Sipas Berishës, Rama u kërcënua nga Erion Veliaj dhe për këtë arsye ai u tërhoq.

“Edi Rama i bëri Veliaj dhuratën më të pazakontë për 2025. Ai de facto, me deklaratën e tij se Veliajn po e linçojnë, i firmosi lejen e azilit politik kudo që ai ta kërkojë. Pardje Rama deklaroi se Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe se çdo njeri mund të hetohet.

Dje ndërroi. Rama mori një ultimatum nga Veliaj. Ky kërcënim e detyroi Ramën të bëjë një kthesë dhe të firmosë lejen e azilit për njeriun me të cilin ka vjedhur qindra milionë”, tha Berisha. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë