Politike

Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve për shërbime të e-Albania me pagesë për pensionistët, do ofrohen falas në Bashki

Nga Gazeta Si- Në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit, Rama ka kërkuar që t’u hiqen licencat të gjitha zyrave të noterive dhe avokatisë që ofrojnë shërbime e-Albania me pagesë për pensionistët.

Sipas Ramës, ky shërbim duhet që të ofrohet nga bashkitë, duke nisur nga bashkitë qendër qarku.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se kreu i qeverisë, ndër porositë që ka dhënë për bashkitë, ka qenë edhe hapja e një zyre të posaçme, ku të ofrohen falas shërbimet “e-Albania” për pensionistët.

Ndërsa ka urdhëruar gjithashtu që t’u hiqet licensa noterëve apo zyrave të avokative që më parë e kanë ofruar shërbime e-Albania me pagesë.

Porosi tjetër shumë e rëndësishme e Ramës ka qenë rifreskimi i stafeve të bashkive sidomos ato që janë në qendër qarku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë