Politike

Rama: Trump po formëson epokën e re, Europa duhet të mbledhë veten

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama tha se Europa duhet të kuptojë që me zgjedhjen e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, bota ka ndryshuar dhe ajo duhet të ndryshojë me të.

“Nëse flasim për Europën, vazhdoj të besoj se kur Donald Turmp tha dhe ndoshta vazhdon të thotë se Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, prandaj edhe e shpëtoi, mendoj se Zoti e shpëtoi edhe për të shpëtuar Europën”, tha Rama në “Berlin Global Dialogue”, duke shtuar se Europa duhet të mbledhë veten dhe duhet të kuptojë sa më shpejt, edhe me vepra, që nëse do të ruajë rëndësinë e saj, duhet të ndryshojë.

“Duke nisur me reflektimin e asaj që ka ndodhur me zgjedhjen e Donald Turmp, por edhe me luftën në Ukrainë”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk e njeh mirë Trump-in, por e ndjek në postimet e tij në rrjetin social, Social Truth.

“Nuk e njoh mirë, por në një farë mënyrë të gjithë e njohim mirë, sepse është i ekspozuar dhe ai po formëson epokën e re, duke qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë