Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e menjëhershëm të 3 policëve shqiptarë të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës.
“Së pari është e menjëhershme nevoja dhe domosdoshmëria që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë kapur diku për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do supozonim se kanë shkelur vijën e kufirit, ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi” tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




