Gazeta Si – Kryerministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të bëjë tifo për Romën në finalen e 25 majit në Tiranë. Ai ka folur për “Tuttosport” për finalen e parë europiane që zhvillohet në Shqipëri, atë të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit.
“Kemi një nga impiantet më të bukur të Europës, – është shprehur Rama. – Për ne do të jetë një ‘Super Boël’ i vogël. Tifozët e shumtë? I shqetësuar nuk jam, por do të jetë absolutisht diçka e re për ne.
Sa i takon mikpritjes, jemi një vend që do të luftonte për Ligën e Kampionëve. Jam shumë i kënaqur për faktin që një nga finalistët është skuadër italiane. Që i vogël kam bërë tifo për italianët në sport. Pastaj, Roma është bërë speciale edhe për shkak të Jose Mourinjos”.

Tifo për Romën, ashtu si kryeministri Rama, pritet të bëjnë shumica e shqiptarëve. Ata ndjekin më shumë Serinë A dhe e njohin më shumë këtë skuadër. Por tifozë me Romën shqiptarët i bën edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.
Në rrjetet sociale ndërkohë pritet të fillojnë memet dhe ironia, pas deklaratës së Ramës. Tifozë të shumtë e ‘akuzuan’ se u solli ters Juventusit dhe Bajernit të Mynihut, ku vershi xhupat me stemën e tyre.
Të dyja këto skuadra u eliminuan nga Championsi. Më 25 maj është shumë ngrohtë dhe Rama nuk ka nevojë për ndonjë xhup me stemën e Romës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.