Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, u ka bërë thirrje zgjedhësve që ende nuk kanë dalë të votojnë, të shkojnë dhe të ushtrojnë vullnetin e tyre.
Rama, teksa u shpreh se ishte te “komanda e përgjithshme”, ku mblidhen të dhënat e ecurisë së procesit, tha se votimi është detyre qytetare dhe patriotike”.
“Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhen të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike.
Kështu që votoni, votoni votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindet tuaja votoni”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




