Politike

Rama thirrje emigrantëve: Në Greqi u bë një mishmash me ndarjen e zarfeve! Shkoni merreni vetë në postë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama komentoi problemet me shpërndarjen e zarfeve me fletat e votimit për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Nga Gjirokastra ku zhvilloi takimin përmbyllës për këtë qark, Rama tha se në Greqi u bë sipas tij një mishmash me ndarjen e zarfeve.

“Këtu përfitoj nga rasti, duke shpresuar dhe besuar që na shohin nga Greqia. Ju them, ju që jeni regjistruar për të votuar. U bë një mishmash. Do ju lutesha atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, të vendosin edhe ata për ta çuar në vend këtë amanet shekullor, për t’iu dhënë fëmijëve në Greqi dhe vetes tyre, këtë pasaportë europiane. Shqiptarët e Greqisë e janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë. Kjo pasaportë nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që ne kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin ashtu si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë”, tha Rama.

Ndërsa na ndajnë edhe 8 ditë nga zgjedhjet, Rama u kërkoi të gjithë atyre emigrantëve në Greqi që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, që të shkojnë vetë në pikat postare që të marrin me çdo kusht zarfin dhe të votojnë.

Vota e tyre, tha Rama, nuk mund të mbetet rrugëve si një copë letre pa vlerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë