Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama u shpreh se thirrja e tij është që qytetarët ‘të mos hidhen në kënetë’, duke nënkuptuar votën për opozitën.
Sipas tij, ‘të votosh kënetën’ nuk është higjenike nga pikëpamja politike, qytetare dhe kombëtare.
Në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj një komentueseje sipas së cilës “në mbyllje të fushatës Rama po bën deklarata për të mos votuar”.
“Po patjetër, edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi që mbase voton për mua dhe PS-në bashkë me shumicën për Shqipërinë në BE. Mos voto fare”, iu drejtua Rama, komentueses.
Ai u shpreh se ky popull të jep ujë në bisht të lugës dhe kush e nënvlerëson këtë përfundon ekzaktësisht siç ka përfunduar ‘bufi i kënetës bashkë me gjithë sojin dhe sorollopin e tij politik.’
“Shqipëria sot është në shumë aspekte në krye të këtij rajoni. Shqipëria sot është në krye të procesit të bashkimit me Europën në këtë rajon. Europa nuk bashkohet me ty nëse je kështu siç e përshkruan ti Shiqipërinë, ndaj mos u tremb nga përparimi i Shqipërisë. Duhet të ndihesh mirë që Shqipëria ndryshon, që Shqipëria është ulur si e barabartë në tryezë me fuqitë e mëdha të Europës”, iu drejtua Rama një tjetër komentuesi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.