Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Davos, është takuar ndër të tjera edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rama njofton se ai dhe lideri i Ukrainës nënshkruan një marrëveshje për fushën e sigurisë.
“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, njoftoi Rama.
Kreu i qeveerisë, Rama ndodhet në Davos ku merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Ai është takuar më herët edhe me përfaqësuesit e TikTok ku tha se “vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.