Politike

Rama takim në ‘London School of Economics’: ‘Task Forcë’ e përbashkët për të drejtat e punonjësve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Takimi i Ramës me homologun e tij britanik, Rishi Sunak është programuar pasditen e të enjtes.

Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak.

Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes tyre do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, por edhe çështja e krimit të organizuar.

Rama i nisi takimet në London School of Economics

“Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një ‘Task Force’ të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit” komentoi Rama në Facebook.

Më pas Rama do takojë përfaqësues shqiptar të biznesit. Më tej me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle, ndërsa takimi me homologun Sunak do të mbahet rreth orës 16:00 ku pritet të ketë një deklaratë për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë