Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të shtunë në bashkinë e Durrësit, ku ka zhvilluar takim me banorët të cilët preken nga projekti TID.
Siç raportohet, kreu i qeverisë ka deklaruar se projekti nuk do të ndalet.
“Do bëhet verifikimi i nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlerë kulturore. Ramë dakord se si të shkojmë përpara”, ka thënë Rama në prononcim për gazetarët.
“Banorët do të shpronësohen, do të shohim referencat e reja”, ka theksuar ai.
Sipas një vendimi të nxjerrë nga qeveria vitin e shkuar, parashikohet shpronësimi i 74 pronarëve, por banorët janë të pakënaqur me kompensimin, pasi sipas tyre çmimi për metër katror është disafish më i ulët se në treg.
Projekti TID Durrës është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



