Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar partitë e reja në garë për zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar si “shitës qylymash fluturues”.
Sipas tij ata nuk kanë asnjë të re përveç moshës dhe fytyrës.
“’Thonë jemi të rinjtë, forca të reja’, shitësa qylymash, fluturues. Dalin në rrugë për të shit qylyma, hajde hyp në qylym se do të të fluturojë unë. I ka provuar Shqipëria qylymat fluturues”, tha Rama.
Më tej ai nuk kurseu as ironitë për Partinë Demokratike ku tha se emrat e tyre janë “Sudja, Rrapush Xhaferri, Vehbi Alimuça dhe një Ceno”, të përfshirë sipas tij në skemën e firmave piramidale.
“Çmendën dynjanë, i thonin shqiptarëve, hajdeni ju fusni një dhe merrni dy, të hënën fut 1 milion lekë, të premten merrni dy milionë. U bë deti kos! Bufi kënetës thoshte “futuni, futuni se janë paratë të pastra, do e bëjmë Shqipërinë Madhështore”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.