Politike

Rama sulmon Metën, e thotë edhe në greqisht: Zgjedhjet mbahen më 30 qershor

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale në një takim zonën minoritare të Finiqit, e më pas në Konispol dhe në Sarandë . Në takimin në Finiq, Rama kandidon me aleatin e tyre Kristaq Kiço, kryetari i partisë Mega, subjekt politik që përfaqëson minoritetin. Si kundërpeshë ndaj PBDNJ-së, dikur aleat i PS-së, socialistët kanë zgjedhur të mbështeten ndaj kandidatit të minoritetit. Kristaq Kiço është kandidati i PS-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në këto zgjedhje. Ai gjatë fjalës së tij kërkoi më shumë vëmendje për zgjidhjen e çështjes së pronave të minoritetit për t’i dhënë zgjidhje se dhe për të forcuar urat e bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai në fjalën e tij kërkoi që të mos veprohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke e kritikuar mënyrën se si u veprua me vendosjen e tabelave, ngelen dhe nguliten dhe është shumë e vështirë të harrohet. Ai më pas foli edhe disa fjalë në gjuhën greke përpara votuesve dhe më pas ia kaloi radhën kryeministri Edi Rama.

Flamuj grek në takimin elektoral në Finiq

Shefi i qeverisë Edi Rama tha se qeveria do të investohet me vullnet të madh për të zgjidhur problemin e pronave, shqetësim ky, që u ngrit edhe nga kandidati për bashkinë e Finiqit. Mes të tjerash, Rama tha se qeveria ka bërë edhe gabime, por shtoi se kanë qenë të paqëllimta.

“Kam ardhur në Finiq për të dhënë dhe për të kërkuar mbështetje. Punët e bëra nuk mjaftojnë, por kjo do të thotë se mjafton një krahasim i thjeshtë mes punëve të bëra në këto katër vite me punët e viteve të  tjera. Kandidati ynë është një kandidat ndryshe nga të tjerët. Është një kandidat që nuk është anëtar i PS, por drejton një grupim tjetër, një grupim bio të minoritetit, me të cilin kemi patur marrëdhënie pozitive. Për më tepër nëse do të kishte shkëlqyer në drejtimin e bashkisë dhe do të na kishe lënë pa gojë me punë e tij të mrekullueshme, mbase edhe mund të thoshim se i ramë në qafë.  Ne i pranojmë sfidat. Më mirë ky sesa Luli  dhe fallxhorja. Ky është një shkallë më lart se ata, se ta paktën ky ka dalë përpara dhe nuk  po na vjen nga mbrapa me gurë dhe mallkime.  Në 30 qershor, ky duhet të marrë një përgjigje. Vota i duhet dhënë Kristaqit, sepse është njeriu dhe kandidati i duhur. Ju siguroj se në katër vite të ardhshme do bëjmë më shumë për Finiqin”, u shpreh Rama.

Përballë socialistët kanë Leonidha Hristo, i cili ka qenë kryetar bashkie i zgjedhur me votat e PS-së.

“Kam dëgjuar që ky shejtani del dhe thotë se Edi Rama prish kisha. Tek titujt e Tokës ishte Bashkia dhe do bashki që duhet të bëjë punën përgatitore. Fatura e mediokritetit të tij kthehet sikur qeveria nuk do të bëjë një gjë të tillë. Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë më shumë me Kristaqin. Shpresoj të mos dalë nga rruga e Zotit. Falë punës së tij të gjithë problemet me tokën të jenë zgjidhur përfundimisht. E rëndësishme është të bëjmë gjithçka kemi mundësi”, tha Rama.

Ndërsa në gjuhën greke, Rama u shpreh i prerë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Për kandidatin e pavarur, kryeministri u shpreh se ai shkeli moralin e familjes politike dhe doli kundër, duke shtuar se nuk ka shkëlqyer me punën e tij gjatë katër viteve. “Në trianda junior jemi ndëshkimin kandidatit të pavarur”, tha Rama.

Ndërsa premtoi sërish aeroportin e Sarandës. “Unë shpresoj se ky të mos dalë nga rruga e Zotit. Që çështjet e pronave të zgjidhen përfundimisht. Nuk kemi mundësi të bëjmë gjithçka ata që duam. Nuk mund të mohojmë se kemi bërë  aq sa duhet, por kemi bërë edhe gabime dhe punë të kritikueshme. Gabimet tona nuk janë bërë mbi kurriz të qytetarëve. Ne e kemi filluar punën për aeroportin e Sarandës. Brenda mandatit të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real. Më mirë të na doni më shumë të përfundojmë para afatit se sa të rrudhni buzët kur bëhet jashtë afatit”-theksoi Rama.

Kryeministri u mburr kur u shpreh se ishte vetmi që ka bërë më shumë se çdo kush tjetër për minoritetin.

Në këtë miting ka pasur edhe flamuj grekë të shfaqur dhe se për një moment ka pasur një incident ku një vajza i ka rënë të fikët. Rama ka ndërprerë fjalimin, duke pritur derisa ajo që ishte në podium të marrë veten nga kjo situatë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/456867574874862/?t=2217

Rama i kthen përgjigje Metës dhe Bashës

Premtimin për procesin e ndërtimit të aeroportit të Sarandës, Rama e mbajti edhe në takimin elektoral në qytetin e Konispolit, ku theksoi se “është besim plotë se brenda katër vjeçarit të ri të këtij bashkie ta fillojmë shumë shpejt”. Në Konsipol ka vetëm një kandidat dhe ai është i PS-së e për këtë në fjalimin e tij Rama i ka kushtuar pjesë më të madhe konflikt dhe krizës politike, duke theksuar me forcë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.  Ai i ktheu përgjigje edhe presidentit Meta i cili ka anuluar dekretin e zgjedhjeve dhe se është i shqetësuar për demokracinë në Shqipëri.

“E kam dëgjuar Metën të thotë se është i shqetësuar për pluralizmin. Secili e di vetë a hy apo nuk hy për të marrë votën. Kanë marrë një vendim të gabuar, nuk i kanë bërë mirë Shqipërisë. Por do ta paguajnë shtrenjtë. Nuk ka njeri të arsyeshëm që të ka dhënë votën dhe ti ta hedhësh mandatin si leckë, pastaj të dalësh rrugëve e të fshihesh mes turmave. Pak nga pak të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe ekstremistë demokratë që ushqehen me punë të ndershme nuk ka për t’i falur këtë pabesi, të braktisësh ata që të ka dhënë votë. Kjo është pjesë e një plani ogurzi që tërheq vëmendjen që shkakton ndjenja negative në sytë e miqve, por edhe atyre që nuk na e duan të mirën. Pse ata morën ato përgjimet e shpifura dhe i ruajtën të mbyllura për këtë periudhë?! Nëse do kishte fajtorë duheshin dënuar më herët, por politika i ka shfrytëzuar atë shpifësirë për t’ia shpifur shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve Shqipërinë”, tha Rama.

Kryesocialisti u shpreh se Basha, Kryemadhi dhe Meta kanë frikë nga drejtësia dhe se përgjimet ishin një proces i inskinuar për të shkaktuar dhunë dhe për të ofruar një Shqipëri tjetër.

“Shqiptarët nuk e kanë trurin te frigoriferi i SHQUP-it. Pse një opozitë dhe një president përpiqen ta trembin popullin duke përmendur 97-tën?! Këta kërkojnë me çdo kusht një konflikt dhe gëzohen kur dalin ato fotot e shëmtuara, në bulevardin ku mblidhen këta të paudhë. Saliu, Iliri Luli, fallxhorja si mund ta pranojnë rrugën e cjapit për te kasapi, ndaj bllokojnë  negociatat sepse e dinë që atje i pret reforma në drejtësi. Nuk do t’ia dijë njeri për llakun e Lulit dhe as për filxhanin e fallxhores. A ja vlen të humbësh mundësinë për të punuar në shtet për gjithë jetën për t’i shërbyer ëndrrave të filxhanit”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh se Basha është mësuar për të marrë në pushtet në tavolinë, ashtu siç mori gjysmën e qeverisë në vitin 2017.

“Duan pushtet me çdo kusht me dhunën e me presione, pa garë të gjitha, ndoc rrokun do të marrë ai dhe kushdo tjetër që nuk do të kuptojë se e drejta për të qeverisur jepet nga populli dhe hiqet nga populli, nuk jepet me vendim të brendshëm partie, e nuk hiqet se vendos një parti politike”, theksoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë