Kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte në dijeni të propozimit të opozitës së bashkuar në lidhje me hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve. Ai nënkuptoi se drafti do të shqyrtohet në Këshillin Politik dhe në komisionet parlamentare.
“Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore që të trajtojë këtë çështje”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se ishte i pakënaqur me punën e drejtuesve politikë të socialistëve në qarqe.
“Nuk jam asnjëherë i kënaqur, as me veten time, lëre më me punën e drejtuesve politikë. Ne jemi në punë të përditshme dhe është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet mes institucioneve të pushtit qendror dhe lokal në bazë me qytetarët”, vijoi ai.
Këto deklarata, Rama i bëri pas takimit javor me shtabin elektoral për zgjedhjet 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.