Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshim të skemës së bebeve.
Në një takim në Fushë Krujë, kryeministri tha se bonusi i bebes nuk do të jetë më një pagesë në lindje, por një pagesë mujore në varësi të numrit të fëmijëve, si mbështetje financiare.
“Kjo është shifra e bonusit të bebes, që ne e japim prej vitesh, që kur e jepte këneta ishte 50 euro dhe ne e kemi bërë 400 euro për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për fëmijën e tretë. Ndërkohë që nga viti i ardhshëm do e ndryshojmë skemën, ku nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, u shpreh kryesocialisti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.