Politike

Rama: Shumicën për të formuar qeverinë, ne as nuk e diskutojmë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama tha nga Korça se Partia Socialiste nuk lufton për shumicën e thjeshtë dhe fitoren matematikore.

Sipas tij, PS po lufton për momentin historik, si mesazh ndaj BE-së që ka hapur derën, për të treguar se Shqipëria e do anëtarësimin. Ai u shpreh i sigurt se PS nuk e diskuton se do fitojë shumicën në 11 maj.

“Nuk është shumicë aritmetike për krijimin e PS më 11 maj, nuk e them për mendjemadhësi, nuk e diskutojmë fare! Këtu fjala është për të krijuar shumicë shqiptarë shpirtërore si banorë të Europës së Bashkuar dhe Ballkanit të Europës, për të parë se çfarë peshe ka ajo. Nuk është një votë e thjeshtë, për shumicë apo pakicë se kush janë, por ka brenda vendimin historik. Sepse për herë të parë, që kurse ra muri i izolimit, Europa na ka hapur derën dhe ne jemi të pragu gati për ta kapërcyer”, tha Rama.

Rama kërkoi që vota të jepej për Shqipërinë dhe jo për partinë politike, duke sugjeruar që nëse votuesit nuk e hidhnin dot për PS-në, të mos dilnin fare në votime, siç bëri ai më 1992, për të mos ia dhënë “bufit të kënetës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë