Politike

Rama: Shqipëria pro anëtarësimit në BE pa të drejtë veto-je!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama, nga Londra ku mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, ra dakord me idenë e zgjerimit të BE-së, por pa të drejtë veto-je.

Rama tha se Shqipëria mund të jetë anëtari i ri Bashkimit Europian, pa të drejtën e veto-s, për sa kohë që vazhdon financimi.

“Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit”, tha Rama.”, deklaroi Rama.

Rama nënvizoi diferencën e madhe në mbështetjen financiare që marrin vendet anëtare, rreth 4.500 euro për frymë, në krahasim me vetëm 160-170 euro për Shqipërinë, duke e cilësuar këtë situatë si të pabarabartë.

“Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Shtete anëtare, këtu po flas për shtetet anëtare përreth nesh, marrin nga BE kontribut prej rreth 4500 euro për frymë, ndërsa kur bëhet fjalë për ne, kontributi është 160-170 euro për frymë. Kjo është e pamundur. Kemi avokatuar për këtë gjë dhe nga kjo nxitje që ne bëmë ja dolëm të gjejmë veshë që na dëgjuan për të pasur planin e rritjes dhe para shtesë për të financuar reformat, që nuk është aspak e krahasueshme me pjesën tjetër, por është pak ndryshe”, tha kryeministri shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë