Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, para nisjes për në Bruksel ku pritet të çelen grupkapitujt e rinj më BE-në për negociatat, është shprehur se dita e nesërme (17 dhjetor) është një tjetër moment i rëndësishëm.
Rama tha se duhet “ t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm”.
“Nesër kemi një tjetër moment shumë domethënës. Hapim një tjetër grup kapitujsh të negociatave. Kemi shumë besim se do ta kthejmë këtë moment pozitiv dhe të marrim sa më shumë nga BE në aspektin e negociatave dhe t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




