Nga Gazeta ‘Si’- Pas debatit që zhvilluan në distancë për akuzat se në Britani një në 50 shqiptarë ndodhet në burg, deputeti britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë.
Përmes një videoje, teksa i qëndron me ‘kokëfortësi’ akuzave të tij, Farage bën me dije se do të diskutojnë kthimin e të burgosurve, duke “këmbëngulur” se Rama do të duhet që të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit.
“E pranoj ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Do të diskutojmë kthimin e të burgosurve shqiptarë.”, ka shkruar Farage krahas videos, në të cilën rithekson deklaratat e tij dhe kundërshtitë e Ramës për shifrat, ndërsa shton se “ndoshta është një në tre apo një në katër” por debati vazhdon.
Pas videos kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një reagim të gjatë dhe me një ton më të ‘ashpër’ duke i thënë se duhet të pranojë se ka gabuar.
Kreu i qeverisë i shkruan se shqiptarët nuk janë mish për propagandën e Brexit, por janë pjesë e integruar e shoqërisë britanike që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm.
Nigel, Nigel, Nigel…
— Edi Rama (@ediramaal) July 1, 2025
From “one criminal in fifty Albanians,” your claim has now spiraled into: “Maybe it’s one in three, maybe one in four, I don’t know…”
Really?! You don’t know?
And this comes after you say you double-checked the numbers?
I already pointed you to The… https://t.co/cvgBe4ftys pic.twitter.com/aCWZKSwpZcMë tej i kërkon që të caktojnë datën e vizitës në Shqipëri, ndërsa shton se shpreson që ardhja e tij do ta frymëzojë me ide dhe jo se si të luftojë njerëzit.
Duke iu referuar të dhënave të Ambasadës Shqiptare në Londër, Rama thekson se numri i shqiptarëve në Britani është shumë më i lartë se sa raportimet mediatike.
“Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë. Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët* , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre. Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike”, shkruan Rama.
Postimi i kryeministrit Rama në X
Nigel, Nigel, Nigel…
Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:
“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”
Vërtet? Nuk e di?
Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?
Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.
Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.
Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.
Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:
“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”
Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.
Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.
Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët* , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.
Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.
Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.
Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar si “fakt.”
Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;
*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vëndit tuaj si të ishte i tyre?
Britania është një vend i madh.
Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.
Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.
Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.
Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.
Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?
*Le ta caktojmë datën.*
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




