Politike

Rama rikthen kërpudhën në Kryeministri: Sa më shumë sulmohet, aq më shumë rritet

Gjatë protestave të pranverës së vitit të kaluar të opozitës, njëra prej “viktimave” të trazirave ishte kërpudha e vendosur në oborrin e Kryeministrisë, si dhuratë e artistit Carsten Holler.

Tashmë, kur kanë kaluar më shumë se një vit që nga ai episod, kërpudha jo vetëm që është rikthyer në vendin e saj, por edhe më e lartë.

“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, kërpudha e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga koleksioni i famshëm i disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte”, shkruan Rama në Instagram.

Kryeministri ironizon me opozitën duke thënë se: “Karakteristika e kësaj kërpudhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë