Gazeta Si – Kryesocialisti Edi Rama i është rikthyer fushatës në Elbasan, duke zhvilluar një takim masiv me gratë. Në fjalën e tij nuk ngurroi që të ironizonte kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçin.
“Ata burra që janë përballë në fletën e votimit, në zgjedhjet e 14 Majit, janë 3 burra. Dy në Tiranë, njëri nga ata dy as s’mund ta shënojë emrin, sepse është non grata, tjetri nga ata dy e njihni mire, sepse i kemi bërë të gjitha që ta sjellim në rrugë të mbarë, por nuk i ndahet rrugës së mbrapshtë dhe nuk ka lidhje fare me të shkuarën përpara.

I treti është këtu në Elbasan, me besoni që unë mendoja se Lul Basha ishte kulmi i artistit që të rren edhe kur e pyet sa është ora, por Luli është shumë më i vërtetë se sa Luluçi që keni ju këtu”, – tha Rama.
Ai theksoi se vota për Boçin e koalicionin e ‘Bashkë Fitojmë’ është për Ilir Metën.
“Boçi është artist, më heq mallin e Lulit. Hapi i dytë që bën është Elbasani, është një qendër xhirimi, do të bëjmë për të xhiruar skena filmi, do ta bëjë Elbasanin Kinostudio. Do u drejtohem grave dhe vajzave të Elbasanit që janë nëpër shtëpitë e të djathtëve të Elbasanit: si mund t’i lejoni burrat tuaj të dalin nga shtëpia në datën 14 dhe të votojnë një njeri që thotë do e bëjmë Elbasanin shesh xhirimi dhe “Like Floririn”, – theksoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



