Nga Gazeta ‘Si’- Pas shkarkimit të Veliajt, propozimit të Manastirliut në krye të Bashkisë, kritikave për drejtësinë dhe frymën e re europiane, Rama u ndal tek tre detyrat madhore të kabinetit të ri qeveritar.
Rama tha se programi qeverisës është i qartë dhe konkret dhe se tre detyrat madhore kanë të bëjnë me mbylljen e negociatave në 27 muajt e ardhshëm, mundësimi i ratifikimit në 27 parlamentet e vendeve të BE dhe ngritja e shqiponjës dykrenare në oborrin e selisë së BE.
“Programi ynë qeverisës s’ka qenë kurrë më i qartë dhe konkret sesa këtë rradhë. Misioni ynë për bashkimin me Europën s;ka qenë kurrë më i qartë. Detyra jonë në Kuvend s’ka qenë kurrë më i qartë sesa në këtë mandat.
Të mbyllim negociatat në 27 muajt e ardhshëm, të mundëosjmë deri në fund ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare për anëtarësimin, të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian. Janë tre majat që duhet të kapen njëra pas tjetrës”, tha ai.
Ai theksoi se në mandatin e ri qeverisë i duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja.
“Nuk na mjafton një qeveri e re për të bërë disa gjëra të reja, na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja, që funksionon me disiplinën e një skuadre kampione. Skuadrat kampione janë fuqia e talentit dhe disiplinës, që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë më të fortë. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë, një makineri e pandalshme punësh të mëdha e të vogla. Kjo nuk është si e mendoj unë teorikisht këtë mandat, por si unë po e stërvis veten për këtë mandat”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



