Politike

Rama reagon për protestën e opozitës. Krahason Teheranin me Tiranën

Nga Gazeta ‘SI’ –“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, është ky reagimi i shkurtër i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë paralelizon dy realitete të ndryshme, por që në esencë kanë kaosin. Nga njëra anë ajo që po ndodh në Teheran dhe nga ana tjetër protesta e opozitës në Tiranë.

Sot, 28 shkurt, po zhvillohet protesta e radhës e opozitës, në formë marshimi këtë herë. Edhe pse u nisën drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ata u kthyen mbrapsht, pasi blutë u vendosën bllokadë, duke krijuar kordon.

Aktualisht, po hidhen molotovë në koshat e mbeturinave dhe nëpër rrugë, ndërsa stacioni i radhës ende nuk është i qartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë