Politike

Rama pyetet për Kurtin: Si telenovela ‘100 vitrinat’, e do apo s’e do?

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mbahet samiti i Planit të Rritjes. Kurti u prit nga Rama, ndërsa dy liderët u panë teksa shtrënguan duart.

Pasi priti Kurtin, gazetarët i thanë Ramës se ai dhe Albin Kurti janë bërë si telenovela “100 vitrinat” dhe e pyetën nëse e donte apo jo.

Rama iu përgjigj me ironi pyetjeve të tyre duke u thënë se ata e kanë kthyer si telenovelë.

“A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve.

Para Kurtit Rama priti komisioneren për Zgjerim, Marta Kos. Pas saj mbërriti edhe kryeministrja e Bosnje-Hercegovinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë