Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “sy m’sy” u ndal edhe tek çështja e 21 janarit, duke pyetur se përse SPAK nuk ka urgjencë për këtë çështje.
Teksa e paralelizoi rastin me çështjen e 21 janarit, Rama tha se pse duhet të kishte urgjencë për arrestimin e Veliajt dhe pse nuk ndodhi e njëjta gjë për 21 janarin?
Kreu i qeverisë thotë se ka ikur koha kur qeveria kontrollonte drejtësinë dhe sot vetëm një idiot mund të thotë se SPAK është vegël e Partisë Socialiste.
“Çfarë më kërkoni mua për 21 janarin? Çfarë duhet të bëj unë për 21 janarin? Tani vetëm duhet të jesh idiot që të vazhdosh të thuash që SPAK e kontrollon Rama. SPAK bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimmarrjeve të tij, por nuk është vegël e askujt kjo është shumë e qartë.
Kërkojani SPAK-ut 21 janarin. E premtova që nuk ikën, dhe po ua them që nuk ikën pa u ndëshkuar, se nuk jam unë që e bëj ndëshkimin. 21 janari është nga ato çështje ku drejtësia vonon, por nuk harron. Urgjencë për të paraburgosur kryetarin e bashkisë, pse s’ka urgjencë për 21 janarin, për krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz”, tha Rama.
“Çfarë t’u them unë, çfarë duhet të bëj unë? Ka vdekur ajo kohë kur partia e kryeministri kontrollonin drejtësinë dhe merrnin në mbrojtje të gjithë horrat. Hidhuni përpjetë, thoni ç’të doni, kjo është e vërteta historike”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




